E Shtunë, 31 Tetor 2026

Young: Do të shndris në Man Utd

Nga Express më 03 gusht 2011 në ora 19:12

Ashley Young parashikon se do t’i heshtë dyshuesit, të cilët mendojnë se ai nuk do të ketë sukses në Manchester United.

26 vjeçari e kompletoi transferimin tek United për 16 milionë funte nga Aston Villa këtë verë.

“Gjithmonë kam pasur besim në vetvete dhe besoja se mund të luaja në nivele të larta. Disa njerëz thoshin se unë nuk mundem, ata ende mendojnë se nuk mund të luaj për Anglinë. Por, kam besim dhe e di se çka mund të bëj. Kisha oferta tjera, por kur kuptova për interesimin e United, nuk kisha dyshim. Do të shndris këtu”, deklaroi mesfushori anglez për ‘Inside United’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›