E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grossman në Pakistan

Nga Express më 03 gusht 2011 në ora 17:00

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin dhe Pakistanin, Mark Grossman, i ka bërë thirrje Islamabadit të mbështesë përpjekjet për paqe dhe pajtim ndërmjet militantëve talebanë dhe qeverisë afgane.

Grossman i bëri këto komente në kryeqytetin pakistanez, ku ka zhvilluar bisedime me zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Pakistanit dhe Afganistanit.

“Nga këndvështrimi im, ky grup i tre vendeve vë në pah rolin unik dhe të rëndësishëm, që Pakistani duhet të luajë në mbështetje të procesit të pajtimit”, ka thënë Grossman.

Ushtria e Pakistanit dhe shërbimet e inteligjencës kanë pasur historikisht lidhje me talebanët, ndërsa militantët islamikë janë strehuar në zonat fisnore të Pakistanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›