E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galeria e Arteve, fotografimi i skulpturave

Deri më tani janë fotografuar 358 vepra në skulpturë, nga 700 të tilla që përmban fondi i galerisë Kombëtare të Arteve. Fotografimi i skulpturave, të 90-të artistëve, bëhet nga tre pozicione të ndryshme. Ndërmarrja e kësaj nisme, bëhet për të pasuruar dokumentacionin, në mënyrë që ai të jetë sa më i detajuar.

Fotografimi, sipas studiuesit Ylli Drishtit, do të ndihmojë shumë edhe restauruesit e skulpturave dhe pas përfundimit të këtij procesi, i hapet rrugë edhe ekspozimit të tyre të ndara në kategori të ndryshme.

Fondi prej 700 vepra në skulpturë, përbëhet nga gjini të ndryshme, si portretete, grup skulptural, figura dhe arte të aplikuara. Në galerinë Kombëtare të Arteve janë janë të ekspozuar vetëm 19 skulptura dhe kjo natyrisht për mungesë të hapësirave të nevojshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›