E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parelinjtë Di Caprio dhe Depp

Nga Express më 03 gusht 2011 në ora 18:43

Aktorët, Leonardo Di Caprio dhe Johnny Depp, filmat e të cilëve vazhdojnë të jenë ndër më të shikuarit, bazuar në listat e shikueshmërisë, i prijnë edhe listës së aktorëve më të paguar në Hollywood.

Sipas listës së të ardhurave vjetore të aktorëve, publikuar nga portali Forbes.com, del se Leonardo Di Caprio dhe Johnny Depp, deri më tani kanë fituar 77, respektivisht 50 milionë dollarë.

Rrjedhimisht, del se që të dystë janë mjeshtër të vërtetë në përzgjedhjen e roleve që do t’i interpretojnë.

Aktori komik, Adam Sandler, sipas Forbes, radhitet i treti, me 40 milionë dollarë fitim, i ndjekur nga Will Smith dhe Tom Hanks, të cilët deri më trani inkasuar 36, respektivisht 35 milionë dollarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›