Batohet autobusi me 50 veta, nuk ka të lënduar
Lushnjë
Një prej autobusëve të linjës Tiranë–Athinë për pak është përmbysur, por fatmirësisht nuk ka pasur probleme serioze tek pasagjerët. Kanë qenë 50 pasagjerë, të cilët kanë përjetuar një tmerr të vërtetë mëngjesin e së enjtes teksa po udhëtonin në aksin Lushnjë-Fier. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 06.00 në hyrje të autostradës Lushnjë-Fier në afërsi të fshatit Savër të Lushnjës. Shkak është bërë shpejtësia e mjetit dhe përgjumja e shoferit në momentin e hyrjes në rrethrrotullimin e Savrës. Autobusi është batuar dhe drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin. Për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke shkaktuar, përveç tmerrit tek 50 pasagjerët e tij, edhe disa plagosje të lehta te disa prej tyre. Shoferi është shoqëruar në Komisariatin e Lushnjës për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti, i cili fatmirësisht ka kaluar pa pasoja.
#