Droga 300 kg, në gjyq Preja
Hetimet
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për drogën 300 kilogramë të sekuestruar në brigjet e Sarandës. Nën akuzë është vënë Ervis Preja, 25 vjeç. Nga hetimet është provuar se droga është gjetur në bordin e një skafi 5 metra të gjatë me ngjyrë të bardhë. Preja, banues në Sarandë, është arrestuar disa muaj më parë në vendin e quajtur “Pema e Thatë”, që gjatë verës shërben si një nga plazhet ekzotike e më të pëlqyera nga pushuesit, vetëm 2 kilometra larg qendrës antike të Butrintit dhe 3 km larg qytezës së Ksamilit, ndërkohë që njihet si pika më e afërt e tokës së jugut shqiptar me fshatin Kasiopi të ishullit të Korfuzit. Hetuesit e Krimeve të Rënda kanë përcaktuar se droga do të përfundonte në brigjet greke, vetëm 10 minuta pasi skafi të nisej nga toka shqiptare.
#