Në kërkim një shqiptar për pedofili me rumunen
Karabinierët
Karabinierët kanë denoncuar ditën e djeshme në Arezzo të Italisë një qytetar 27-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas të dhënave të policisë italiane, shqiptari mbante me dhunë një vajzë rumune, e cila ishte më e vogël se ai dhe abuzonte rregullisht me të madje e detyronte atë dhe të prostituohej. Akuzat ndaj tij janë për sekuestrim personi, prostituim dhe dhunë seksuale ndaj një të miture, e cila ishte me origjinë rumune. Po në Arezzo është kapur dhe një shqiptar tjetër me moshë 25-vjeçare i cili akuzohej nga karabinierët vendas për vjedhje. Autoritetet nuk i kanë bërë publikë ende emrat e dy shqiptarëve, pasi më parë po pritet të jepet masa e sigurisë për to në bazë të vendimit që do të japë gjykata lokale.
#