Baton dënohet për 12 ndeshje

Kapiteni i Queens Park Rangers, Joey Barton është dënuar për 12 ndeshje dhe gjobitur me 75 mijë funte nga Federata angleze e Futbollit pas shpalljes fajtor ndaj dy akuzave për sjellje të dhunshme në përjashtimin e tij kundër Manchester Cityt më 13 maj.
Barton pranoi akuzën e parë për goditje ndaj Sergio Agueros pasi ishte ndëshkuar me karton të kuq që qëlloi me bërryl Carlos Tevezin.
Dënimi i gjatë e vë në dyshim të ardhmen e Bartonit në Queens Park Rangers.