Chelsea largon Kaloun dhe Bosingwan

Chelsea do të lirojë Salomon Kaloun dhe Jose Bosingwan pasi kontratat e tyre me klubin skadojnë gjatë verës.
Gjiganti londinez ka njoftuar të enjten se Kalou dhe Bosingwa do ti bashkohen sulmuesit Didier Drogba i cili tashmë ka paralajmëruar largimin nga Stamford Bridge. Kalou, 26 vjeç erdhi në klub nga Feyenoordi më 2006 për rreth 8 milionë funte. Kurse, Bosingwa, 29 vjeç u transferua për 16.2 milionë funte nga Porto më 2008.
Ata të dy ishin titullarë në fitoren ndaj Bayern Munichut në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën. Bosingwa, bëri 127 paraqitje për Chelsean kurse Kalou ka luajtur në 250 takime dhe realizoi 60 gola.