Batuta për ndërtim të hidrocentraleve dhe për lojërat e fatit
09/07/2009 Kryeministri Berisha gjen kohë për humor në mbledhjen e qeverisë
Kryeministri Sali Berisha ka shfrytëzuar mbledhjen e qeverisë për të lëshuar disa batuta thumbuese për disa nga ministrat e kabinetit të tij. I bindur prej disa ditësh për fitoren e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit dhe për pasojë vazhdimësinë në postin e kreut të Këshillit të Ministrave, Berisha nuk ngurroi të bënte lojëra fjalësh duke iu drejtuar disa ministrave të tij. Kështu, i lehtësuar nga presioni i zgjedhjeve, ai, si personi që do të ketë peshën më të madhe, përgjegjësinë dhe detyrën kryesore për të caktuar përbërjen e qeverisë së re për mandatin e dytë, iu drejtua me batuta ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli si dhe nuk la pa përmendur ministren e Shëndetësisë Anila Godo dhe atë të Integrimit Majlinda Bregu. Kryeministri Berisha, duke folur para ministrave të tij në prani të medieve, iu drejtua ministrit Ruli dhe e pyeti për ndërtimin e disa hidrocentraleve mbi kaskadën e lumit Drin. Ministri Ruli, i cili njihet për seriozitetin, por edhe si një person që di të mbajë lojën e shakanë, iu përgjigj se disa prej këtyre hidrocentraleve do të ndërtohen edhe pranë Librazhdit. Atëherë shefi i ekzekutivit iu përgjigj se ai (ministri Ruli) e kishte gabim, pasi të gjithë do të ndërtohen mbi Drin. I gjendur në ditë të mirë, Berisha nuk ngurroi të lëshonte një batutë teksa fliste në lidhje me vendimin për taksën prej një euro për të gjitha tabelat reklamuese të bizneseve. Ai tha se taksa do të jetë vetëm 1 euro, porse ato duhet të jenë patjetër në gjuhën shqipe. Berisha, sikundër ishte në humor, tha se ky vendim mund të anashkalonte biznese si “Beneton”, pasi “nuk mund t’ia ndryshojmë dot emrin e t’ia bëjmë Haxhi”. Një tjetër situatë që shkaktoi të qeshura në sallën e mbledhjeve të qeverisë u krijua kur kryeministri po fliste mbi taksat e reja të lojërave të fatit. Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo dhe ajo e Integrimit Majlinda Bregu pas një batute nisën të qeshnin. “Mos qeshni, ju. Jo se ju luani, por ka disa këtu që edhe luajnë”, - tha kryeministri Berisha, duke kthyer kokën nga tavolina e duke hedhur vështrimin te ministrat e tjerë.
Batutat
Berisha (Rulit) - Të gjitha hidrocentralet mbi lumin Drin do të ndërtohen?
Ruli - Jo, janë edhe disa në Librazhd.
Berisha - Jo, jo, të gjitha janë mbi Drin.
Berisha për tabelat në gjuhën shqip: “Por Benetonit nuk kemi ç’t’i bëjmë, nuk e ndryshojmë dot e ia bëjmë Haxhi.”
Berisha, duke folur për lojërat e fatit, i drejtohet Anila Godos dhe Majlinda Bregut: “Mos qeshni ju. Jo se ju luani, por ka disa këtu që edhe luajnë.”