Zgjedhjet, nuk do të ketë investime nga qeveria
09/07/2009 Kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj
FIER- Kreu i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj, në një konferencë për shtyp organizuar për mediat ditën e sotme, është shprehur jo optimist për investimet në këtë rreth nga qeveria shqiptare. Madje, sipas Zeqaj, mund të lihen përgjysmë edhe ato investime që kanë nisur para fushatës zgjedhore, ose janë planifikuar apo premtuar nga qeveria e djathtë. Sipas Zeqaj, nuk parashikohen ose pritet asnjë investim për Bashkinë Fier, duke e argumentuar këtë mosbesim nga praktikat e ndjekura në vitet e mëparshme. Zeqaj ka drejtuar kritika ndaj qeverisë së mëparshme dhe të tanishme ende të pashpallur, pavarësisht se ka brenda një forcë të majtë dhe që nuk mund të ndryshojë raportin e vendosur mes tyre. “Unë nuk shpresoj marrëdhënie të tjera përmirësuese, sepse janë të njëjtët personazhe apo aktorë, dhe nuk mendoj se do të ketë ndryshim ose investim pavarësisht premtimeve të bëra gjatë fushatës elektorale. Unë mendoj se edhe shumë qytete ose zona të tjera të rëndësishme të vendit ku ka fituar e majta, nuk do të kenë fatin e investimeve. Po të shohësh tabelat e investimeve, për qytetin e Fierit, por edhe për shumë rajone të vendit tonë, mungojnë investimet ose janë zero. Është dëshpërim shumë i madh për Fierin që e ka parë këtë qytet të madh industrial me syrin e njerkës”.