Bavarezët turpërojnë "Zonjën e Vjetër" me një fitore 4-1 në "Olimpiko"
Një super-Bajern çon Juventusin në "ferr". Bavarezët të papërmbajtshëm në atë fillim loje dhe shijon një Juventus të vendosur shumë keq në fushë, por që arrin të gjejë avantazhin në mënyrë surprizë pas një mrekullie të Trezege: Markizio kroson nga mesi i mesfushës, Trezege nuk mendohet dy herë dhe gjuan fluturimthi në akrobaci me të djathtën. But s‘mund të bëjë asgjë, topi përfundon në rrjetë. Banda Van Galit nuk e humbet shpirtin dhe rinis të sulmojë, duke gjetur te Kaceres një bashkëpunëtor të papritur: uruguaiani ndal në mënyrë të parregullt Oliçin dhe gjyqtari fërshëllen për 11-metërsh. Trajneri holandez zgjedh portierin But, i cili e mposht Bufonin nga pika e bardhë dhe shënon kështu golin e barazimit 1-1, që është një nga hapat e miqve, që duken në formë. Mesfusha bardhezi është praktikisht inekzistente. Shvajnstajger nuk e ka të vështirë të kalojë Felipe Melo larg të zakonshmit. Me këtë barazim mbyllet pjesa e parë. Në të dytën Ferrara mendon të mbrojë barazimin dhe heq Del Pieron për Poulsen. Por në minutën e 52-të bavarezët bëjnë të heshtë "Olimpikon": Van Bomel kroson nga e djathta, Felipe Melo gabon kohën e ndërhyrjes dhe Van Bujten gjuan. Bufon grushton, por Oliç, i vendosur mirë, e ka shumë të lehtë të shënojë në të majtë. Melo zëvendësohet mes fërshëllimave për t‘i lënë vendin Xhovinkos. Por në minutën e 83-të Gomez jep goditjen e "Knock-out"-it: Një gjuajtje e rrezikshme e Shvainshtajger, devijohet nga Van Bujten. Bufon e shpëton portën si të mundet, por Gomez, shumë pranë vijës së portës, e ka të lehtë të shënojë golin e 3-1. Juventusi vazhdon të zhgënjejë, pasi edhe minutat e mbetura shohin Bajernin që shpërdoron raste, derisa Timoshuk firmos turpërimin e italianëve, të cilët i thonë kështu lamtumirë Champions Leagues dhe duhet të kënaqen me Europa League. Veç Bajernit për në turin tjetër kualifikohen edhe Bordo, Mançester Junajtit, Volfsburg, Real Madrid, Milan, Çelsi e Porto. Ndërkohë që veç Juventusit në Europa League do të jenë të detyruar të luajnë CSKA Moska, Marseja dhe surpriza Apoel Nikosia.