E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baxhanaku i Berishës në trafik armësh

TIRANË- Baxhanaku i Sali Berishës, Muhamet Hoxha, i cili kishte një nga rolet kyçe në Gërdec dyshohet se ka kryer edhe trafik armësh.


Ai i ka pohuar me gojën e tij punëtorëve të tjerë se është marrë edhe me trafik armësh sidomos me Maqedoni dhe Kosovë. Muhamet Hoxha dhe disa persona të tjerë janë edhe pjesa më enigmatike e Gërdecit. Ata kanë pasur rolet kryesore në këtë çështje por nuk kishin varësi ndaj askujt.


Punëtorët i njohin shumë mirë për pozicionet drejtuese që kishin por asnjë prej tyre nuk e di se nga paguheshin këta njerëz. Edhe vetë personat që bënin pjesë në të ashtuquajturin "grupi hije" nuk kanë deklaruar se nga e merrnin pagën.


Ata paguheshin me dollarë, në shuma të konsiderueshme, dhe nuk jepnin llogari tek askush. Për këtë gjë prokuroria dyshon se këta persona janë dërguar në Gërdec nga instanca të larta qeveritare, të implikuara në këtë mesele.


Shekulli publikon sot të plotë një prej dëshmive që tregojnë rolin e personave të "grupit hije" në Gërdec si dhe pjesëmarrjen e baxhanakut të kryeministrit Sali Berisha, Muhamet Hoxha, në trafik armësh.

Tiranë, viti 2008, muaji Tetor, data 03.


Unë, me detyre Oficere të Policisë Gjyqësore, pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Tiranë mbaj procesverbal me të dhëna përmbledhëse nga shtetasi Shefki Sefaj, i biri i Selamit dhe i Baries, i dtl. 10.06.1973, lindur në Kukës dhe banues në Marqinet 2 Vorë


Pyetje: Eshtë e vërtetë që ju keni punuar në ndërmarrjen e demontimit të minicioneve, të firmës Albademil në Gërdec?


Përgjigje: Po, është e vërtetë që unë kam punuar në firmën Albademil në Gërdec, ku demontoheshin municione. Siç jam shprehur dhe në deklarimet e mija përpara Oficerit të Policisë Gjyqësore , më datë 23.09.2008, diku nga muaji qershor unë kam filluar punë në repartin ushtarak në Rinas, ku kam punuar vetëm dy ditë dhe më pas Dritan Minxolli, më ka kaluar në Gërdec.


Vend në të cilin kam punuar deri më datë 15.03.2008, kur ka ndodhur dhe ngjarja tragjike e shpërthimit. Ju sqaroj se gjatë kontratës së parë të demontimit të fishekëve, unë kam punuar në demontim dhe në shkarkimin e arkave, ndërsa gjatë kontratës së dytë të demontimit të predhave unë kam punuar gjithmonë në shkarkimin e makinave ushtarake, me municion.


Në raste të vecanta, unë kam ndihmuar edhe familjarêt e mi që punonin në demontimin e predhave.

Pyetje: A i mbani mend personat që ishin prezent gjatë shkarkimit të makinave ushtarake me municion?


Përgjigje: Po, unë i mbaj mend të gjithë personat që ishin prezent gjatë shkarkimit të makinave ushtarake me municion.


Konkretisht ju sqaroj se kur unë kam filluar punë në shkarkim kam qenë së bashku me Arjan Gërdecin, Lutfi Gërdecin dhe Hakik Sefen, në kemi biseduar me Begator Manen, i cili ishte presidenti i &Ines së sigurimit privat ROGAT, që merrej me sigurimin e territorit.


Begatori na ka sqaruar se do të paguheshim 1.000 lekë të reja, për çdo makinë që do të shkarkonim. Ne kemi rënë dakord dhe kemi vazhduar punën. Makinat zakonisht vinin gjithmonë në darkë pas orës 19:30.


Në momentin kur makinat hynin në territorin e ndërmarrjes aty ishin prezent Kastriot Kreca, i cili merrej me evidentimin e sasisë së municionit që shkarkohej, po ashtu ky shtetas na bënte dhe pagesat sipas punës që bënim, prezent ishte Dashi, mbiemri nuk me kujtohet, Serani, mbiemrin nuk ia di, Nazmiu, Bernardi, Klejdi, të cilëve nuk jua di mbiemrat, Haxhi Mara dhe Endri Dvorani.


Me të gjithë shtetasit e mësipërm jam njohur nëpërmjet punës në firmën Albademil në Gërdec dhe në lidhje me rrethanat e njohjes, ju sqaroj:


Në kontratën e parë të demontimit të fishekëve në Gërdec, unë nga personat e mësipërm fillimisht kam njohur Seran Macin, Haxhi Margin, Endri Dvoranin, Nazmiun, Bernardin dhe Klejdin, të cilët ishin personat prezent gjatë shkarkimit të makinave të ushtrise, numërimit dhe marrjes në dorëzim të arkave me municione, nga ana e firmës.


Krahas këtyre personave, prezent gjate këtij procesi, kam fiksuar Kastrioti Krecen dhe Dashin, mbiemrin e të cilit nuk e kujtoj, por di që të dy këta ishin punonjës të firmës së sigurimit.


Në lidhje me njohjen me personat e mësipërm dua t'ju sqaroj si më poshtë për secilin prej tyre:

Kastriot Kreca, siç ju thashë dhe më sipër Kastrioti merrej me evidentimin e sasisë së municionit për llogari të firmës Albademil dhe me sa kam parë unë ky shtetas mbante shënime për sasinë e municionit që shkarkohej, me sa di unë Kastrioti ishte i punèsuar tek firma e sigurimit privat ROGAT dhe paguhej nga Begator Mane, po ashtu ky shtetas na bënte ne punëtorëve të shkarkimit pagesën, sa herë mbaronim punë.


Mbaj mend që Kastrioti ka punuar vetëm gjatë kontratës së parë, pasi në kontratën e dytë firma e sigurisë ndryshoi dhe ka filluar firma VRANA. Nëse do të më paraqitet për njohje, shtetasi Kastriot Kreca, jam në gjendje që ta njoh midis personave të tjerê.

Dashi, ky person ishte përgjegjes i rojeve të sigurimit privat ROGAT. Po ashtu edhe ky shtetas ishte prezent në shkarkimin e makinave dhe numërimin e sasisë së municionit. Me sa kam parë unë ky shtetas nuk mbante shënime.


Dashi drejtonte makinat ku të parkoheshin si dhe drejtonte dhe organizonte punëtorêt, per të shkarkuar makinat. Edhe ky person pas kontratës së parë është larguar. Nëse do të më paraqitet për njohje, shtetasi me emrin Dashi, jam në gjendje që ta njoh midis personave të tjerë.

Seran Magi, për këtë shtetas di se gjatë kontratës së parë ai punonte për llogari të ushtrisë. Gjatë kontratës së parë kam parë se Serani plotësonte fatura për sasinë dhe llojin e municionit që vinte me makinat e ushtrisë.


Mbaj mend që njëkohësisht të njëjtën punë e ka kryer dhe shtetasi Sokol Ngjeci, i cili ishte nga Hasi dhe vinte aty sa herë që vinin makinat e ushtrisë me municion.


Me Seranin jam ulur disa herë në kafe dhe ai më është shprehur se punonte për llogari të ushtrise dhe konkretisht për ndërmarrjen MEICO, ai më thoshte se paguhej rreth 45.000 lekë të reja në muaj.


Gjatë kontratës së dytë unë përsëri kam qëndruar me Seranin dhe ai përsëri më ka thënë se paguhej nga ushtria. Dua t'ju sqaroj se në disa raste Serani më është shprehur se kishte debatuar me Haxhi Margin dhe se Haxhiu, donte që nëpërmjet Dritan Minxollit ta hiqte Seranin nga puna.


Mbaj mend që Serani vinte me një makinë tip Benx 190D, me ngjyrë bojqielli, shpesh herë ai vinte i shoqëruar me Nazmiun, pasi siç më ka thënë dhe vetë Serani ata ishin komshij në Farkë. Edhe gjatë kontratës së predhave, kam parë se Serani mbante shënime për sasinë dhe llojin e municionit që vinte me makinat e ushtrisê.


Ju sqaroj me bindje të plotë se Seran Magi, ka qenë prezent dhe ditën e ngjarjes, kur ka ndodhur shpërthimi. Në një rast Serani më ka thënë se kishte qenë dhe kryetar i këshillit të komunës së Farkës.


Ju sqaroj se kryetar i grupit të personave që numeronin makinat e ushtrisë me municion dhe evidentonin sasinë dhe llojin e municionit, ishte shtetasi Seran Magi. Nese do të më paraqitet për njohje, shtetasi Seran Magi, jam në gjendje që ta njoh midis personave të tjerë.

Haxhi Mara, edhe këtë shtetas e kam gjetur në firmën Albademil në Gërdec, gjatë kontratës së parë. Ky shtetas merrej me evidentimin e llojit të metalit të municioneve, në momentin e shkarkimit dhe në momentin e hapjes se arkave.


Me sa di unë për këtë shtetas ky punonte për llogari të ndërmarrjes MEICO në të dyja kontratat. Nga ky shtetas kam mësuar se ishte nga fshatrat e Shijakut dhe se rrinte me shtëpi në Tiranë, po ashtu ai më ka thënë se kishte punuar gjithmonë në ushtri.


Me Haxhiun unë nuk kam pasur shumë muhabet pasi ky shtetas rrinte disi më i veçuar. Në kontratën e dytë Haxhiu merrej me numërimin e arkave me municion dhe këto të dhëna, pasi rakordonte me shokët ia jepte Seran Macit, i cili mbante evidencën. Edhe këtë shtetas po të më paraqitet për njohje, jam në gjendje ta njoh ndërmjet të tjerëve.

Endri Dvorani, këtë shtetas unë e kam gjetur qysh në fillim të punes sime tek Albademil. Endri me sa kam marre vesh unë punonte për ndërmarrjen MEICO, këtë gjë ma ka thënë vetë Endri.


Gjatë kontratës së dytë me predhat, Endri ka filluar punë me vonesë dhe nuk merrej më me evidentimin dhe numërinin e sasisë së municionit që vinte nga repartet ushtarake. Për kontratën e dytë Endri është marrë me dokumentacionin e firmës Albademil, ku ai regjistronte, gëzhojat që pastroheshin, predhat dhe të gjitha nënproduktet që dilnin nga firma Albademil.


Po ashtu ai paguhej nga ana e Dritan Minxollit, gjatë kontratës së dytë. Ju sqaroj se me sa kam marrë vesh unë Endri është zëvendësuar me shtetasin Muhamet Hoxha, i cili u bë pjesëtar i grupit të Seran Macit, gjatë kontratës së dytë. Për këtë shtetas, kam mësuar se ditën e ngjarjes ka humbur jetën, si pasojë e shpërthimit.

Nazmiu, siç u thashë më sipër ai vinte në punë i shoqëruar, në të shumtën e rasteve me Seran Maçin. Edhe Nazmiun unë e kam gjetur në Gërdec, qysh kur kam filluar punë vetë në kontratën e parë si dhe gjatë kontratës së dytë të predhave.


Me sa kam marrê vesh nga Nazmiu, ai kishte njohje të hershme me Seranin, pasi kishin punuar bashkë prej kohësh si dhe ishin bashkëfshatarê. Në muhabet e sipër kam mësuar nga Nazmiu, se edhe ai punonte për llogari të ushtrisë.


Edhe Nazmiu si të tjerët merrej me numërimin e makinave ushtarake, sasisë dhe llojin e municionit që hynte në territorin e firmës Albademil edhe ky shtetas të dhënat e tij ia kalonte Seranit. Ju sqaroj se Nazmiu ka qene në punë prezent edhe ditën e ngjarjes. Edhe këtë shtetas po të më paraqitet për njohje jam në gjendje ta njoh ndërmjet të tjerëve.


Bernardi, edhe kete shtetas e kam pare të punojë në të dy kontratat, me sa mbaj mend unë Bernardi ka punuar së bashku me Klejdin, ku të dy këta qëndronin gjithmonë gjatë natës. Nga Bernardi kam mësuar se ai paguhej nga MEICO.


Në një bisedë që kam bërë me Bernardin, kam mësuar nga ky i fundit se ai dhe Klejdi paguheshin rreth 700 $, nga ndërmarrja MEICO. Me sa di unë, Bernardi rrinte me shtëpi në Tiranë, por se ku banonte unë nuk e di.


Në punë ai vinte me makinën e tij, lloji nuk më kujtohet, por di që ishte e yogël në përmasa, me ngjyre jeshile dhe me targa Tirane. Edhe këtë shtetas po të më paraqitet për njohje jam në gjendje ta njoh ndërmjet të tjerëve.

Klejdi, edhe këtë shtetas e kam parë të punojë në të dy kontratat, ai ka punuar së bashku me Bernardin, gjatë natës.


Po ashtu nga ky shtetas kam mësuar se ai punonte për MEICO. Klejdi dhe Bernardi kishin një dhomë, tek godina dykatëshe e vjetër e ushtrisê, ku flinin gjatë natës dhe në mëngjes, kur vinin Serani, Nazmiu dhe Haxhiu, Klejdi me Bernardin largoheshin.


Nga vetë Klejdi kam mësuar se ai ishte mësues fiskulture në një shkollë të Tiranës, kur unë e kam pyetur sepse ai punonte vetëm natën, ai më është shprehur se nuk kishte mundësi te punonte ditën, për shkak të punës së mesuesit dhe se arsyeja që punonte aty, ishte sepse nuk i dilte rroga e mësuesit.


Nga ky shtetas kam mësuar se nuk ishte i martuar dhe se jetonte vetëm. Gjatë programit të dyte, ai vinte me një makinë tip Ford me ngjyre blu të thellè, me targa Tirane. Edhe këtë shtetas po të më paraqitet për njohje jam në gjendje ta njoh ndërmjet të tjerëve.


Muhamet Hoxha, ky shtetas ka filluar punë diku nga fundi i janarit ose fillimi i shkurtit 2008 edhe këtë shtetas e kam parë të punojë gjatë kontratës së dytë, me grupin e Seran Macit.


Me këtë shtetas jam ulur disa herë në kafe, personalisht mua gjithmonë më është prezantuar me emrin "Xhimi". Mbaj mend se ky person pinte shume raki, disa herë më është shprehur se kishte lidhje të forta dhe se kishte kaluar edhe armë në Kosovë dhe Maqedoni, ku vetë ai kishte shoqëruar automjetet me armë.


Në një rast unë e kam pyetur për origjinën e tij dhe ai më është shprehur fillimisht se ishte nga jugu, më pas më pat thënë se ishte nga Tropoja, por unë vetë asnjëherë s'e mora vesh se nga ishte. Muhameti gjatë qëndrimeve tona, më është shprehur se kishte jetuar në Angli deri ne vitin 2005 dhe se kishte pasaportë angleze.


Kur unë e kam pyetur sepse kishte ardhur të punonte në Grèrdec, kur ai kishte këto kushte, ai më është shprehur se kishte nevojat e tija dhe se puna ishte më e mire dhe me e leverdisshme në Shqipëri.


Në disa prej këtyre bisedave, ishin prezent Serani, Nazmiu dhe Haxhiu. Di t'u them se Serani, Nazmi dhe Muhameti, gjithmonë debatonin me Haxhiun, pasi kishte raste që Haxhiu nuk vinte fare në punë dhe konkretisht ditën e ngjarjes, më datë 15.03.2008, Haxhi Mara nuk ka qenë në punë. Për shtetasin Muhamet Hoxha, më vonë kam mesuar se ka humbur jetën ditën e tragjedisë.


Në lidhje me grupin e këtyre personave, që unë përmenda më siper, dua të sqaroj se keta shtetas unë nuk i kam parë në asnjë rast që të kene punuar ne proceset e demontimit të municioneve, që vinin nga repartet ushtarake, as në kontratën e parë dhe as në kontratën e dytë.


Puna që grupi i këtyre personave kryenin ishte vetëm, numërimi i makinave ushtarake me municion, evidentimi i sasise dhe llojit të municionit që vinte dhe pasqyrimi i këtyre të dhënave në fatura ose regjistra.


Dua të shtoj se në rast se këta persona nuk ishin prezent në ndonjë moment, në shkarkimin e makinave ushtarake me municion, nuk kryhej asnjë veprim deri në ardhjen e tyre.


Ju sqaroj se ky grup punonin me 12 oë, ku tre prej tyre qëndronin prej orës 07:00 të mengjesit dhe largoheshin në orën 19:00 të darkës, ku vinte grupi tjetër prej tre vetësh, ku dhe këta, e merrnin punën në orën 19:00 të darkës dhe e linin në orën 07:00 të mëngjesit.


Konkretisht ditën e 15.03.2008, rreth orës 04:00 të mëngjesit, kishin ardhur 7 makina ushtarake, me municion të kalibrit 100 mm blind shpues.


Grupi ynë i shkarkimit atë dité ka shkuar në punë në orën 06:00 të mëngjesit, pasi Dritan Minxolli na kishte thënë një ditë më parë se prisnin makina me municion dhe nëse ato do të vinin pas orës 24:00, nuk do të shkarkoheshin në atë moment, por do të shkarkoheshin në orën 06:00 të mëngjesit.


Kur ne puntëtorët kemi vajtur aty, kemi gjetur vetëm Klejdin me Bernardin, por ata na thanë që të prisnim, Seranin, Nazmiun dhe Muhametin, të cilët kanë ardhur rreth orës 07:30, menjëherë sapo erdhën ata, filloi puna për numërimin dhe evidentimin e sasisë dhe llojit të municionit, më pas u bë shkarkimi i makinave.

Dëshmitari Kledian Qefalia

Kush e paguante "grupin hije"

Pyetje: Si ishte mënyra e pagesës, sa ishte paga juaj dhe nga kush ju është dhënë paga?


Përgjigje: Ju sqaroj se pagesa bëhej në dorë me dollarë amerikane, paga ime ishte 600$, rreth muajve nëntor, dhjetor
dhe janar 2007-2008, paga na u bë 400$ për shkak të uljes së ritmit të furnizimit. Ju sqaroj se rrogën unë e kam marrë nga shtetasi Seran Maçi, ndërsa gjatë kontratës së dytë me predhat mua në të shumtën e rasteve,rroga më është dhënë nga shtetasi Haxhi Mara, i cili ishte dhe përgjegjësi i grupit që rrinim natën.


Ju sqaroj se unë qe prej ditës që kam filluar punë në Gërdec dhe deri ditën që ka ndodhur shpërthimi kam shkuar gjithmonë në punë çdo ditë, po ashtu edhe grupi i personave me të cilët unë kam punuar kanë ardhur në punë çdo ditë, megjithëse punëtorët që merreshin me çmontimin e municioneve ishin larguar, pasi nuk kishte më furnizime.


Pyetje: A keni firmosur në ndonjë bordero per marrjen e pagës dhe a ju ka dhënë pagë në ndonjë rast ndonjë personel i firmës Albademil?


Përgjigje: Unë nuk kam firmosur në asnjë rast në
bordero për marrjen e pagës, po ashtu nuk kam marrë pagë nga asnjë personel i firmës


Albademil. Me sa kam dëgjuar unë rrogat tona vinin nga ndërmarrja MEICO, por të saktë nuk di dhe nuk kam pyetur asnjëherë pasi më dukej e sikletshme që të pyesja për gjëra të tilla.



 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›