E Diel, 1 Nëntor 2026

Baxhim i zhgënjyer: Donim fitoren me Vllaznine

Mediat sllovene nuk ia vënë aq shumë fajin Koperit për humbjen ndaj Vllaznisë sesa skuadrës shqiptare. "Koperi nuk është se luajti dobët, por fituesi i Kupës së Shqipërisë u tregua një skuadër e fortë, - shkruante "sport1.si", - mbrojtësit e Koperit u vunë shumë në vështirësi nga kundërsulmet e shqiptarëve". Në të vërtetë, Koperi e nisi ndeshjen në sulm dhe Rastovac (5') gjuajti me kokë pas krosit të Vilerit, por pa rezultat. Dy minuta më pas, Sukaj mori një top nga Lika, kaloi Handanagicin dhe tundi rrjetën. Sukaj pati një tjetër rast në 28', ndërsa në 45' tundi rrjetën pasi kaloi Shmonin. Në pjesën e dytë "Kopricanët" ushtruan presion dhe patën disa mundësi, por goli u shënua vetëm me gjuajtje nga 20 metra prej më të mirit lojtar të tyrit, Vilerit. Trajneri Baxhim, i zhgënjyer, u shpreh pas ndeshjes se nuk e kishte menduar humbjen. "Ishim stërvitur mirë dhe donim vetëm fitoren, - tha ai, - do të më pëlqente një 1-0 apo 2-0, por jo vetëm pësuam gol, në fund edhe humbëm".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›