“Dnevni List”: Modriçën e shpëtoi heroi Haxhigjulbiç

Gazeta e Mostarit, "Dnevni List" vlerësoi realisht se fitorja e Modricës 2-0 ndaj Dinamos në Tiranë, për Ligën e Kampionëve, ishte më shumë për meritë të portierit Emir Haxhigjulbic, "Vendasit ishin agresivë që në fillim të lojës, shkruante dje gazeta, me presion të tmerrshëm në gjysmëfushë e modricanëve. Ekzekutuan 13 goditje nga këndi, rreshtuan rastet për golin njëri pas tjetrit, por këtë herë "uljarët" (vajorët) kishin në portë të jashtëzakonshmin Emir Haxhigjulbic. Para dy sezonesh, kur ishte tek Velezhi, doli portieri më i mirë i kampionatit, por pastaj pati dëmtim. "Të mos harrojmë se kemi luajtur vetëm gjysmën e ndeshjes", - paralajmëron Haxhigjulbici për "Dnevni Listin".
Bledar Kuka