E Diel, 1 Nëntor 2026

Bayern, 7 milionë euro për Montolivon

Bayern Munich është i gatshëm të ofrojë 7 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Fiorentinës, Riccardo Montolivo, ka bërë të ditur uebfaqja 4-4-2.com.

Reprezentuesi italian është në prag të skadimit të kontratës me klubin toskan (në fund të këtij sezoni) dhe në rast se në ndërkohë nuk arrin marrëveshje të re, ai do të jetë i lirë të largohet pa kompensim në fund të edicionit.

Mirëpo, Bayern dëshiron ta transferojë në janar dhe për të ofron 7 milionë euro. Montolivo kërkohet edhe nga Inter dhe Milan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›