E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool kërkon Cavanin

Liverpool ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Napolit, Edinson Cavani ka njoftuar uebfaqja angleze Footy Bunker.

Sipas saj, menaxheri Kenny Dalglish ka identifikuar yllin uruguaian si njërin prej objektivave kryesor për transferim në fund të këtij sezoni duke e bashkuar atë me partnerin e tij të Kombëtares, Luis Suarez.

Cavani në sezonet e fundit ka zgjuar interesim nga klube të tjera angleze përfshirë Chelsean. Napoli vështirë se do të konsiderojë shitjen e tij për më pak se 35 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›