Cuenca do të vazhdojë me Barcelonën

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta beson se sulmuesi Isaac Cuenca do të vazhdojë kontratën e tij me klubin.
Reprezentuesi U-21 i Spanjës është në skadim të kontratës në Nou Camp dhe së fundmi ka zgjuar interesim nga klube të mëdha evropiane si Arsenal, Chelsea dhe Manchester United.
Por, gjiganti katalan nuk do të lejojë largimin e tij. “Së shpejti do të finalizojmë kontratën e re të Cuencas” tha Zubizarreta gjatë një interviste me Catalunya Radio. Cuenca, 20 vjeç debutoi me ekipin e parë të Barcelonës në tetor 2011.