Inter Motta i sinqerte Nuk meritojme me shume

Thiago Motta, mesfushori i Interit, ka folur hapur për momentin e vështirë që po kalon Interi në kampionatin italian të futbollit, ku renditet në vend të 17 me 8 pikë, 11 pikë më pak se kryesuesit e Juventusit.
29-vjeçari theksoi në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’ se Interi nuk meriton më shumë se ato që ka arritur deri në këtë pikë të sezonit.
“Interi i sotëm meriton vetëm ato 8 pikë që ka aktualisht në renditje. Është e vështirë ta thuash, por nuk duhet të gënjejmë tifozët tanë. Nuk është faji i arbitrave për gjendjen ku ndodhemi, faji është i lojtarëve”, u shpreh Thiago Motta.
“Teorikisht ne vlejmë më shumë duke parë cilësinë e lojtarëve, por njerëzit shohin Juventusin, Milanin, Napolin, Lazion dhe Udinesen më lart se ne dhe kjo është ajo që ka rëndësi”, shton mesfushori brazilian i kombëtares italiane.
Motta duket se ka edhe arsyen e këtij momenti që po kalojnë zikaltërit: Samuel Eto’o: “Kam respekt për të gjithë shokët e mi të ekipit, por Eto’o ishte nga ata sulmues që bënin diferencën.”
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Golat më të shpejtë të Champions League
Ishte 14 shtatori i këtij viti kur Alexandre Pato në “Camp Nou” arriti të çante mbrojtjen e Barcelonës për të shënuar pas vetëm 24.09 sekondash lojë. Bayern Munchen, ekipi i mrekullueshëm
Të dalësh me pikë nga stadiumi Allianz Arena është thuajse e pamundur. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për shënimin e golave në portën e mbrojtur nga Manuel Neuer. Milan, Cassano pësoi ishemi cerebrale
“Antonio Cassano pësoi një ishemi cerebrale.” Kjo është ajo që ka komunikuar klubi i Milanit në një komunikatë zyrtare në faqen e internetit duke shtuar se sulmuesi do t’i nënshtrohet një operacioni të vogël në zemër në ditët në vazhdim. Barcelona, Valdes thyen rekord
Victor Valdes ka thyer mbrëmjen e së martës rekordin e ruajtjes së portës së paprekur, rekord që e mbante Miguel Reina në sezonin 1972-1973 për Barcelonën. Galliani: Cassano ka përmirësime
Antonio Cassano vazhdon të jetë i shtruar në Poliklinikën e Milanos dhe ende nuk dihet asgjë mbi shkaqet e gjendjes që kaloi sulmuesi papritur, gjatë kthimit të skuadrës së Milanit nga transferta e Romës.
Lajmet kryesore
INUK: Ndal shfrytëzimit të paligjshëm të shtretërve të lumenjve
Nis aksionin për ndalimin e firmave
Dilema torturuese e Greqisë
Berisha: Programi i PS-së, alternativë marksiste
Kosova i blen pasaportat katër herë më lirë se ne
Vlorë, sekuestrohen 60 kg hashash