E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern Munich, pas Gyanit

Nga Express më 08 prill 2011 në ora 16:31

Bayern Munich është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Sunderlandit, Asamoah Gyan. Sipas medieve gjermane, gjiganti bavarez gjatë afatit kalimtar të verës është i gatshëm të ofrojë 12 milionë funte për shërbimet e reprezentuesit ganez.

Gyan ka filluar mbarë aventurën e tij në Premierligë, pas transferimit nga Rennes gjatë verës së vitit të kaluar për 13 milionë funte, duke shënuar 10 gola këtë sezon.

Bayern shpreson që joshja e paraqitjeve në Ligën e Kampionëve do të dëshmohet faktor i rëndësishëm në transferimin e Gyanit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›