Bayern duhet të fiton Bundesligën

Nga Express më 01 korrik 2011 në ora 15:55
Mesfushori Bastian Schweinsteiger ka pranuar se nuk do të ketë arsyetime nëse Bayern Munich nuk fiton titullin në Bundesligë sezonin e ardhshëm.
Gjiganti bavarez përfundoi 10 pikë prapa kampionit Borussia Dortmund në edicionin e kaluar por Schweinsteiger beson se ata do ta kthejnë titullin në Allianz Arena.
“Kemi ekip të ri, trajner të ri (Jup Heynckes) dhe duam të fitojmë tituj duke luajtur futboll të mirë. Me këtë ekip ne duhet të fitojmë tituj”, tha Schweinsteiger për www.tz-online.de.