E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jose Angel afër Romës

Nga Express më 01 korrik 2011 në ora 15:59

Roma është në prag të transferimit të mbrojtësit të Sporting Gijonit Jose Angel ka njoftuar menaxheri i tij Alfredo Martinez.

21 vjeçari thuhej se kërkohej edhe nga Barcelona dhe Manchester City.

“Nuk e di se në cilën ditë do të finalizohet transferimi. Por, e di se klubet janë takuar mes vete. Roma është favorit për transferimin e tij dhe kjo do të ishte një mundësi e mirë për Jose Angelin. Ardhja e (trajnerit të ri të Romës) Luis Enriques mund të bënë dallimin”, tha Martinez.

Jose Angel vlerësohet në rreth 17 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›