E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forlan nuk mendon për largim

Nga Express më 01 korrik 2011 në ora 19:15

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan ka insistuar se nuk mendon për largim nga klubi gjatë kësaj vere.

Reprezentuesi i Uruguait spekulohej me transferim në Galatasaray dhe Tottenham, në mesin e shumë klubeve po thotë se do të jetë i lumtur nëse mbetet në Vicente Calderon.

“Kam edhe dy vite në kontratën time. Ka spekulime se klubi dëshiron të më shesë por jam i qetë, kam edhe dy vite në kontratën time dhe dua t’i respektoj ato”, tha Forlan për ESPN.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›