E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gervinho zgjedh Arsenalin

Nga Express më 01 korrik 2011 në ora 15:56

Sulmuesi i Lille Gervinho ka dhënë indikacionet më të mëdha se së shpejti do të kompleton transferimin në Arsenal.

Gervinho është njëri prej futbollistëve që vazhdimisht spekulohej me kalim në Arsenal gjatë kësaj vere derisa menaxheri Arsene Wenger deri më tani ka sjell vetëm mbrojtësin e ri Carl Jenkinson. Por, Gervinho i cili kërkohej edhe nga Tottenhami ka konfirmuar se ka vendosur ti bashkohet Arsenalit.

“Kam zgjedhur Arsenalin sepse është një grup i futbollistëve të rinj dhe do të kem mundësi të integrohem lehtë. Kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të sqarohen”, tha Gervinho për The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›