E Shtunë, 31 Tetor 2026

Higuain i lumtur në Real

Nga Express më 01 korrik 2011 në ora 15:57

Gonzalo Higuain ka mohuar spekulimet rreth të ardhmes së tij duke konfirmuar se është i lumtur në Real Madrid.

Sulmuesi argjentinas ka shkëlqyer në Spanjë pas transferimit në Bernabeu nga River Plate në janar 2007.

Ai ka bërë mbi 150 paraqitje dhe shënoi 77 gola, rekord që megjithatë nuk mjaftoi për ti ndal spekulimet se mund të largohet nga klubi gjatë kësaj vere.

Por, ai shpreson të luan rol në ekip edhe në edicionin e ardhshëm. “Dëshira ime është të mbetem në Real Madrid. Dua të fitoj shumë tituj me këtë klub. Jam shumë i lumtur në Madrid”, tha Higuain për AS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›