E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neymar nuk është në shitje

Nga Express më 01 korrik 2011 në ora 16:00

Objektivi për transferim i klubeve më të mëdha evropiane përfshirë Real Madridin e Chelsean, sulmuesi i Santosit Neymar nuk do të largohet nga klubi gjatë kësaj vere ka insistuar presidenti i klubit brazilian Luis Alvaro de Oliveira.

“Në lidhje me spekulimet e vazhdueshme rreth të ardhmes së futbollistit jam i obliguar të komunikoj se transferimi i Neymarit nuk eshët i negociueshëm. Përgjigja e Santosit është se nuk do të konsiderojmë asnjë ofertë për Neymarin. Ai do të kthehet në Santos (pas Copa America”, tha Oliveira në një komunikatë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›