E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evans i frikësohet shitjes

Nga Express më 08 shtator 2011 në ora 18:18

Jonny Evans ka pranuar se duhet të përmirësohet në Manchester United përndryshe rrezikon që ky të jetë sezoni i tij i fundit në Old Trafford.

Reprezentuesi i Irlandës së Veriut ka filluar mjaft mirë duke zëvendësuar të lënduarin Rio Ferdinand në fitoren e javës së kaluar kundër Tottenhamit.

Por, Evans është i vetëdijshëm se ai duhet të ruan formën e tij aktuale për t’ju shmangur dëshpërimeve të sezonit të kaluar.

“Nga tre sezonet prej që jam kthyer nga Sunderlandi, ky i fundit ka qenë më i vështiri. Tani kam filluar mirë por duhet të vazhdoj kështu përndryshe nëse përsëritet edicioni i kaluar trajneri nuk do të dëshiron të më ketë në ekip” tha Evans.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›