Bayern ndalet në Hoffenheim

Nga Express më 01 tetor 2011 në ora 17:31
Bayern Munich është ndalur në serinë e fitoreve në Bundesligë. Gjiganti bavarez nuk arriti më tepër se barazim pa gola nga udhëtimi në Hoffenheim në kuadër të xhiros së tetë. Pavarësisht vetëm një pike të fituar nga ky duel, Bayern mbetet lider me 19 pikë.
Por, Werder Bremen mund t’i barazojë ata me pikë nëse arrin të fitojë në Hannover, të dielën. Kampioni Borussia Dortmund fitoi 4-0 ndaj Augsburgut ndërsa Bayer Leverkusen mposhti Wolfsburgun me rezultat 3-1.
Stuttgart mori pikë të plota nga udhëtimi në Kaiserslautern ku fitoi 2-0 ndërsa Nurnberg dhe Mainz barazuan 3-3. Freiburg triumfoi përball Borussia M’Gladbachut, 1-0.
Në ora 18:30 takohen Hertha-Koln ndërsa të dielën Hamburg pret Schalken.