E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd dhe City, fitore dhe kryesim

Nga Express më 01 tetor 2011 në ora 18:03

Kampioni në fuqi i Premierligës, Manchester United ka shënuar fitore 2-0 përball Norwich Cityt në kuadër të xhiros së shtatë dhe vazhdon të kryesojë në renditjen tabelore me 19 pikë, aq sa ka edhe rivali i qytetit Manchester City që mposhti në udhëtim Blackburnin me rezultat të thellë 4-0.

Golat për Unitedin i realizuan mesfushori brazilian Anderson dhe sulmuesi i ri Danny Wellbeck. Ndërsa, City me një paraqitje të shkëlqyeshme në pjesën e dytë, realizoi katër gola nëpërmjet Andy Johnson, Mario Balotelli, Samir Nasri dhe Stefan Savic.

Nga takimet tjera, Aston Villa fitoi 2-0 në shtëpi përball Wigan Athletic ndërsa Sunderland barazoi me West Bromwichin 2-2. Newcastle United fitoi si mysafir i Wolversit, 2-1. Të dielën takohen Bolton-Chelsea, Fulham-QPR, Swansea-Stoke dhe derbi i veriut të Londrës, Tottenham-Arsenal.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›