E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schweinsteiger si Iniesta dhe Xavi

Nga Express më 01 tetor 2011 në ora 18:30

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes beson se mesfushori Bastian Schweinsteiger është në shkallë të njëjtë me dyshen e Barcelonës, Andres Iniesta dhe Xavi.

Heynckes ka rezervuar lëvdata për Schweinsteigerin pas paraqitjes së tij në fitoren 2-0 ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve të martën.

“Ai është zemra e ekipit, mesfushor ime aftësi të jashtëzakonshme teknike. Mendoj se është në rang me Iniestan dhe Xavin. Ai luajti në atë shkallë kundër Manchester Cityt” tha Heynckes për uebfaqen zyrtare të Bayernit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›