Milan, si parajsë

Nga Express më 01 tetor 2011 në ora 19:12
Mesfushori i Milanit Alberto Aquilani është shprehur jashtëzakonisht i lumtur në klubin e tij të ri dhe thotë se në San Siro ndihet “si në parajsë”.
Aquilani është ende nën pronësi të Liverpoolit por iu bashkua Rossonerëve pas një viti huazimi te klubi rival nga Serie A, Juventus.
“Milan është si parajsë, këtu janë kushtet ideale për të jetuar mirë dhe luajtur futboll” tha Aquilani për Corriere dello Sport.
“Tani e kuptoj pse të gjithë futbollistët që vijnë në Milan thonë se ndihen të lumtur. Dua të bëhem futbollist i rëndësishëm i kësaj skuadre” përfundoi ai.