NBA mbetet e mbyllur liga rrezikon sezonin

NBA mbetet e mbyllur. Ende asnjë akord mes basketbollistëve të kampionatit amerikan, pronarëve dhe komisionerit David Stern, në takimin e zhvilluar në Nju York. Përpjekjet e të gjithëve për të zgjidhur ngërcin nuk kanë patur sukses. Sezoni i rregullt është parashikuar të startojë në 1 nëntor, por pa akordin liga rrezikon shtyrjen, ose anullimin e kampionatit për të dytën herë në histori.
Presidenti i shoqatës së lojtarëve të NBA, Derek Fisher, në shoqërinë e yjeve të sportit Duyane Uade, Lebron James, dhe Carmelo Anthony, ka folur mbi dështimin e këtij takimi, por ka theksuar se negociatat do të vazhdojnë. "ne patëm një takim të rëndësishëm . diskutuam shumë ide të ndryshme, koncepte, mbi përmirësim e sistemit, mbi ekonominë. Nuk arritëm një marrëveshje, por do të vazhdojmë deri sa tja dalim," deklaroi Fisher.
Pronarët e NBA pretendojnë se liga ka humbur $300 milion sezonin e kaluar me 22 nga 30 skuadrat në vështirësi. Ata kërkojnë rritjen e të ardhurave të tyre nga 50 në 57 perqind, ndërsa lojtarët kanë pranuar të reduktojnë pjesën e tyre në 54.3 përqind. Për momentin, kampet e trajnimit që ishin programuar të hapeshin në 3 tetor, janë shtyrë pa afat, ndërsa 43 ndeshje të presezonit nga 9-15 tetor janë anulluar.
Eno Skarco Azhornuar së fundi ( e shtunë , 01 tetor 2011 )