Bayern, në nivel me Barcelonën dhe Realin

Selektori i Gjermanisë, Joachim Low, beson se Barcelona dhe Real Madridi janë dy skuadrat më të mira në botë për momentin, por është i bindur se Bayern Munich mund të rivalizojë gjigantët spanjollë.
“Deri më tani këtë sezon Barcelona dhe Reali janë në shkallën më të lartë. Përfshirë këtu edhe Anglinë, ku kam përcjellë shumë ndeshje. Por, nuk duhet harruar Bayern Munichun. Bayern është në gjendje të luajë në atë nivel”, tha Low për të përditshmen gjermane Suddeutsche Zeitung.