E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neymar si Zidane e Zico

Neymar është në nivel me futbollistët legjendarë si Zico, Zinedine Zidane dhe Rivelino, ka thënë trajneri i Santosit, Muricy Ramalho.

19 vjeçari, i cili kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane, ditë më parë refuzoi krahasimet me yllin e Barcelonës, Lionel Messi. Por, Ramalho ka thurur lavde për sulmuesin e tij.

“Neymar është në shkallë të lartë ashtu siç ishin dikur Zico, Zidane e Rivelino. Këtë e them unë që gjithmonë kërkoj kujdes dhe durim sa i përket vlerësimit të futbollistëve të rinj”, tha Ramalho për globoesporte.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›