E Diel, 1 Nëntor 2026

Dominique De Villepen, kandidat për president të Francës

Ish-kryeministri francez dhe politikani konservator, Dominique De Villepen, ka njoftuar se do të kandidojë për president në zgjedhjet e vitit 2012.

Rivali i hershëm i presidentit aktual Nicola Sarkozy e bëri njoftimin e tij përmes televizionit francez. Sondazhet e fundit të opinionit publik sugjerojnë se De Villepin do të ketë pak gjasa të fitojë zgjedhjet, por korrespondentët thonë se ai mund të thithë megjithatë vota të rëndësishme për Sarkozynë në rrethin e parë.

Vetë kreu i Elizeut, Sarkozy, nuk ka shpallur ende zyrtarisht kandidaturën për një mandat të dytë presidencial, megjithëse pritet ta bëjë këtë shumë shpejt.

Ndërkohë opozita socialiste franceze ka zgjedhur tashmë Franscoa Holland si kandidatin e saj për president.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›