Bayern, ofertë e re për Maloudan

Nga Express më 16 shtator 2011 në ora 14:07
Bayern Munich është duke përgatitur ofertë të re për mesfushorin Chelseas Florent Malouda gjatë afatit kalimtar të janarit.
Gjiganti gjerman ishte interesuar për transferimin e reprezentuesit francez gjatë verës pas spekulimeve se e ardhmja e tij në Stamford Bridge ishte në dyshim.
Por, bisedimet rreth kalimit në Alianz Arena dështuan para mbylljes së afatit kalimtar të verës.
Tani, sipas tabloidit anglez The Sun, Bayern është i gatshëm të pret deri në janar për të bërë përpjekje të reja për transferimin e 31 vjeçarit.