Inter kontaktoi Floresin

Nga Express më 16 shtator 2011 në ora 14:50
Ish trajneri i Atletico Madridit Quique Flores ka bërë të ditur se Inter ka kontaktuar me menaxherin e tij rreth mundësisë së angazhimit të tij me gjigantin milanez.
Trajneri i Interit, Gian Piero Gasperini është nën kritika të ashpra pas vetëm disa muajve në fillimin e karrierës së tij në klub.
Ai ka marr përkrahjen e drejtuesve të klubit por Flores ka theksuar se Inter tashmë ka filluar kërkimin për trajnerin e ri.
“Ka pasur kontakt me menaxherin tim Jorge Mendes. Nëse Interi më thërret, sigurisht se do të shkoja” tha Flores për Marca TV.