E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern përforcon kreun

Bayern Munich sigurt po shkon drejt titullit të Bundesligës pasi që ka mundur me rezultat 2-0 ekipin e Eintracht Frankfurt që këtë edicion është duke ja dalë mirë pasi që ende gjendet në zonën e ekipeve që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Frank Ribery në fund të pjesës së dytë kaloi në epërsi Bayernin për 1-0 me të cilin rezultat përfundoj pjesa e parë. Pjesa e dytë ishte më e balancuar me Bayernin që Eintracht që kërkonte për të barazuar.

Por gjërat për ekipin e Frankfurtit u keqësuan edhe më shumë në minutën e 77 ku Alaba dyfishoj eperësinë nga penalltia.

Me këtë fitore Bayern ngritet në kuotën e 30 pikëve.

Nga ndeshjet e tjera të Bundesligës fitore ka shënuar Schalke kundër Werder Bremen në shtëpi me rezultat20-1 dhe Borussia Dortmund që mundi në shtëpi Augsburgun me rezultat 1-3.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›