E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sneijder drejt Man Utd-it

Sipas medieve angleze, Manchester United do të transferojë mesfushorin e Interit, Wesley Sneijder pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Ylli holandez ka qëndruar jashtë fushës nga 26 nëntori për shkak të një lëndimi në kofshë. Mirëpo, pavarësisht mungesës së tij Nerazzurrët janë në seri të rezultateve pozitive. Andaj, spekulohet se Sneijder është duke kaluar muajt e tij të fundit në Giuseppe Meazza.

Manchester United ka shprehur interesim për holandezin në vitet e fundit dhe thuhet se vazhdon të besojë se ai është futbollisti që u nevojitet në Old Trafford.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›