E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayerni e shijon paraqitjen e yllit të ri Shaqiri

Bayern Munixhu e ka shijuar paraqitjen e yllit të ri, Xherdan Shaqiri, i cili debutoi nga minuta e parë në Bundesligë me ekipin Bavarez, në fitoren 3:0 ndaj Greuther Furthit.

Mesfushori kosovar përfitoi nga mungesa e Franck Riberyt duke luajtur nga minuta e parë. Dhe, 20 vjeçari bindi me paraqitjen e tij. Prandaj, tabloidit gjerman Bild e ka përgatitur një tekst për përforcimet e reja të Bayernit, duke e përshëndetur paraqitjen e Shaqirit, Dantes dhe Mandzukicit, që iu bashkuan këtë verë ekipit nga Allianz Arena.

“Shihej se do ta nisnim sezonin në këtë mënyrë”, u shpreh përfaqësuesi zviceran, pasi që Bavarezët patën paraqitje të shkëlqyeshme në fazën përgatitore dhe në ndeshje me Borussia Dortmundin në Superkupën e Gjermanisë. Shaqiri ishte transferuar në Bayern gjatë verës nga kampioni aktual i Zvicrës, Basel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›