Lazio transferon Cianin

Lazio ka kompletuar transferimin e qendërmbrojtësit francez Michael Ciani nga Bordeaux.
Ciani zhvilloi ndeshjen e tij të fundit për Bordeauxin të dielën në barazimin 0-0 me Paris Saint-Germainin në Parc des Princes.
Ai pas ndeshjes deklaroi se: “Ende nuk është zyrtare sepse më duhet të kaloj testet mjekësore. Do të udhëtoj nesër (e hënë) e pastaj do të nënshkruaj kontratën. Jam i lumtur por në të njëjtën kohë edhe i mërzitur. I lumtur sepse do të fitoj përvojë në një klub të madh kurse i mërzitur që largohem nga Bordeaux”.