Pakistani e heton vrasjen e Bin Ladenit

Nga Express më 01 qershor 2011 në ora 17:30
Kryeministri pakistanez, Jusuf Raza Gilani, ka urdhëruar formimin e një komisioni të pavarur, që të hetojë operacionin special të forcave elitë të SHBA-së, që të hynë në territorin e Pakistanit dhe vranë liderin e Al KQaedes, Osama Bin Laden, derisa ai fshihej në Abottabbad.
Komisioni i përbërë nga pesë anëtarë do të udhëhiqet nga gjykatësi, Javed Igbal, një gjyqtar i lartë i Gjykatës Supreme të Pakistanit.
Parlamenti i këtij vendi ka kërkuar me ngulm një hetim të tillë, që të mësojë më shumë rreth asaj se si arriti Bin Ladeni të jetojë në Pakistan, pa u zbuluar dhe si ka mundësi që forcat e huaja ushtarake patën mundësi më pas që të kryejnë operacionin brenda territorit pakistanez, pa i informuar autoritetet e vendit.