Jahjaga mori pjesë në konferencën “Qyteti ndëretnik"
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Itali, me ftesë të homologut të saj italian Gjorgjo Napolitano, mori pjesë të mërkurën në konferencën ndërkombëtare “Qyteti ndëretnik”, në Romë.
Në konferencë, që u drejtua nga kryebashkiaku i Romës, Gianni Alemanno, morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, kryetarja e Konfederatës së Zvicrës, Michelin Calmy-Rey, nënkryetarja e Senatit të Italisë, Ema Bonino e zyrtarë të tjerë të lartë.
Gjatë punimeve të konferencës, presidentja Jahjaga u takua me sekretarin e përgjithshëm Ban Ki-Mun dhe presidenten e Zvicrës, Michelin Calmy-Rey, të cilët e përshëndetën pjesëmarrjen e saj në këtë konferencë të rëndësishme ndërkombëtare.
Presidentja Jahjaga mbajti një fjalim, i cili u mirëprit nga të gjithë të pranishmit.