100 dite nga Londer 2012

Mes impianteve që do të përdoren janë edhe “Uimbëlldoni” për tenisin dhe stadiumi “Uembli” për futbollin. Rrethinat e Paradës së Rojeve me Kuaj, që zakonisht përdoret për ceremony ku merr pjesë edhe mbretëresha do të shndërrohet në arenë për volejbollin në rërë, parku “Grinuiç” do të presë garat e kujve, ndërsa lumi “gjarpërues” i Londrës do të përdoret për garat e triathlonit dhe maratonën e notit.
Olimpiada e Londrës do të jetë një aktivitet I jashtëzakonshëm dhe këtë e tregojnë shifrat. Kosto totale e olimpiadës është 14,5 miliardë euro, ndërsa më shumë se gjysma e kësaj shifre, më saktësisht 848,2 milionë euro do të paguhet nga sponsorët për dy javët olimpike. Në total, në “Londër 2012” do të marrin pjesë 10 mijë e 500 atletë nga 204 vende, që do të konkurrojnë në 302 gara për të fituar 549 medalje, ndërsa çmimi mesatar I biletave vetëm për atletikën mendohet të jetë 244 euro. Vetëm sipërfaqja e Fshatit Olimpik është 2.5 kilometër/katrorë. Për të garantuar sigurinë gjatë evenimentit në detyrë do të jenë 12 mijë forca policie dhe 70 mijë vullnetarë, ndërsa “Londër 2012” pritet të ndiqet nga 4 miliardë telespektatorë.