Shanghai kërkon Riquelmen

Pas vendimit për largim nga Boca Juniorsi pas humbjes në finale të Coppa Libertadores, Juan Roman Riquelme ende nuk ka njoftuar për hapat e mëtejmë në karrierën e tij.
Kurse, mediumet kineze kanë njoftuar se ish reprezentuesi argjentinas kërkohet nga Shanghai Shenhua. Skuadra e Didier Drogbas dhe Nicolas Anelkas, udhëhiqet nga ish selektori i Argjentinës, Sergio Batista i cili njeh mirë Riquelmen dhe thuhet se dëshiron ta sjell atë në skuadër.
Por, për të bërë këtë, Shanghai Shenhua duhet të lirojë një vend pasi aktualisht ka plotësuar kufizimin prej pesë futbollistëve të huaj.