Bayerni, më i motivuar se kurrë

Mesfushori i Bayern Munichut, Arjen Robben insiston se klubi gjerman nuk do të zbresë në tokë, pas sezonit zhgënjyes dhe se është i gatshëm për edicionin e ri.
Holandezi shihet si fajtori kryesor në dështimin e Bavarezëve sezonin e kaluar. Por, ai është më i morivuar se kurrë më parë, për t’ua sjell buzëqeshjen tifozëve të klubit gjerman.
“Sezoni i kaluar ishte mjaft zhgënjyes. Ne thjeshtë nuk i kapëm trofetë që donim. Tash i kam lënë të gjitha prapa. Nuk duhet të shikojmë prapa, sepse nuk mund të ndryshojmë asgjë”, deklaroi 28 vjeçari, i cili e pret me padurim fillimin e sezonit të ri, më 25 gusht ndaj Greuther Furth.