E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini, i impresionuar nga Tevez

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka mbetur i impresionuar me qëndrimin e Carlos Tevezit, që kur ky i fundit u rikthye në fazën përgatitore.

Trajneri italian nuk e ka problem ta mbajë argjentinasin në skuadër, pasi që mosmarrëveshjet në mes tyre kanë marrë fund.

“Pas janarit, problemet me Carlos kanë marrë fundit. Ai u rikthye në Manchester, luajti disa ndeshje dhe shënoi gola të rëndësishëm, që na ndihmuan në fitimin e titullit. Tash, ai e ka nisur fazën para sezonale mjaft mirë”, deklaroi Mancini për City TV.

47 vjeçari e ka pranuar simpatinë e tij për Robin Van Persien, por thotë se City është i plotë në fazën e sulmit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›