E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blatter, ik!

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, është i kënaqur që kundërshtari i tij nga FIFA, presidenti Sepp Blatter është bërë objekt i skandalit të korrupsionit.

60 vjeçari beson se është koha për një freskim të ri pa trupën qeverisëse aktuale, pasi u bë e ditur se ish presidenti Joao Havelange kishte pranuar të merrte mito.

“Së fundmi, një numër njerëzish kanë filluar ta akuzojnë atë, duke përfshirë disa persona nga mediat ndërkombëtare. Nuk mendoj se situata do të qetësohet për të. Një freskim i ri me organizim është i mundshëm vetëm pa të”, ka thënë Hoeness në konferencë për shtyp.

Ai nuk beson se kreu i futbollit botëror do të mbetet në pozitën aktuale deri në fund të mandatit të tij katërvjeçar.

“Njerëzit kanë filluar të reagojnë kështu, sepse ai nuk ka grumbulluar asgjë përpos shokëve që ka përreth. Ju nuk mund të prisni që njerëzit që kanë përfituar gjithmonë nga marrëveshjet me të ta akuzojnë. Sidoqoftë, nuk mendoj se do të shpëtojë gjatë”, përfundoi Hoeness.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›