E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xavi e Iniesta e meritojnë Topin e Artë

Lionel Messi shpreson që një lojtar i Barcelonës ta fitojë ‘Topin e Artë’ të këtij viti. Ylli argjentinas beson se si Andres Iniesta ashtu edhe Xavi Hernandez e meritojnë çmimin prestigjioz, që i ndahet lojtarit më të mirë në botë.

Sulmuesi argjentinas realizoi 73 gola në të gjitha garat gjatë sezonit që shkoi, por e ndien se shokët e skuadrës e meritojnë më shumë ta fitojnë këtë trofe për shkak të shkëlqimit të tyre në ‘Euro 2012’.

“Ka ende kohë para se ta dimë fituesin e ‘Topit të Artë’. Ne nuk i dimë as nominimet ende. Ata që merren me këtë punë, do të vendosin se kush do ta fitojë atë”, deklaroi përfaqësuesi argjentinas në konferencë për shtyp.

“Do më pëlqente që ‘Topi i Artë’ të mbetet në Barcelonë. Shpresoj që Iniesta ose Xavi do ta fitojnë këtë trofe. Ata e meritojnë këtë, për gjithçka kanë bërë në vitet e fundit dhe në Euro 2012. Sa më shumë lojtarë të Barcelonës që nominohen për Topin e Artë, aq më mirë është për klubin”, shtoi futbollisti më i mirë në botë.

Fituesi i tre ‘Topave të Artë’ e pranon se ende e vuan eliminimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por shpreson që Barça këtë sezon ta ketë një sezon më pozitiv, duket fituar trofe të çmueshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›