E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG, sikur Reali e Barça

Pa dyshim, Carlo Ancelotti është trajneri më i lumtur në Evropë. Klubi i tij Paris Saint Germain nuk ndalet së shpenzuari, duke sjell lojtarë kualitativë në ekip.

“I kemi blerë të gjithë lojtarët e mirë, tash Paris Saint Germain vlen sa Reali dhe Barça. Ibrahimovic është një lojtar që më pëlqen shumë, kurse Thiago Silva është mbrojtësi numër 1 në botë. Verrattin e konsideroj Pirlon e ri, ndërsa Pastoren do ta vendos në vendin e Seedorfit”, deklaroi ish trajneri i Juventusit, Milanit dhe Chelseas.

Ai ka siguruar e PSG sezonin e ardhshëm do të luajë me 4 mbrojtës, 3 mesfushë e 3 sulmues, duke paralajmëruar se njëri nga Menez, Pastore, Lavezzi e Ibra, do të pushojë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›